• Header-kenniscentrum-1.jpg

« Prapa

Si mund ta shoh nëse bima ime është e shëndetshme? 3 faktorë janë

BAC-Online-gezonde-plant.jpg

Si kultivues ju natyrisht dëshironi të keni bimë të shëndetshme. Në këtë artikull, ne do t'ju tregojmë se cilët tre faktorë mund t'ju ndihmojnë të gjykoni nëse bima juaj është e shëndetshme. Ne gjithashtu ju tregojmë se çfarë të bëni nëse nuk është kështu.

Faktori 1: cilësia e kultivimit

Një bimë e pashëndetshme është më e ndjeshme. Ajo pastaj ka nevojë për energji shtesë për t'u armatosur kundër patogjenëve. Për shkak të kësaj nuk mbetet energji e mjaftueshme për rritjen e luleve dhe frutave. Nëse bima juaj ka më pak lule dhe fruta sesa në vitet e mëparshme, kjo mund të jetë për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Faktori 2: ngjyra e rrënjëve

Rrënjët e një bime të shëndetshme janë të bardha. Nëse rrënjët janë ngjyrë kafe, me erë të keqe ose bëhen të lëmuara, ju mund t’i keni ujitur më tepër se që duhet. Këtu mund të lexoni se si të përcaktoni sasinë e ujit. Nëse bimët tuaja janë të ujitura më shumë se që duhet ato mund të vuajnë nga kërpudhat e dëmshme. A keni të bëni me situat të tillë? Atëherë nxjerrni bimën nga toka dhe zhytni rrënjët në 3 përqind të peroksidit të hidrogjenit. Kur substrati të thahet, ju mund të ktheni bimën prap. 

Faktori 3: pamja e gjetheve

A rrinë te varura gjethet e bimës suaj, ç’ngjyrosen ose rrudhen në një masë të jashtzakonshme? Atëherë bima juaj ka probleme shëndetësore. Nëse ngjyra e gjetheve është më e errët, kjo do të thotë që mund të ketë një tepricë azoti. A kanë gjethet një ngjyrë më të çelët ose me të verdhë? Kjo mund të jetë shkak i një mungese të azotit. Këtu mund të lexoni si parandalohet mungesa e azotit.

Problemet me gjethet gjithashtu mund të kanë lidhje me kërpudhat e dëmshme, bakteret, intensitetin e dritës, forcën e erës, sasinë e lagështisë dhe aciditetit. Nëse i njihni mirë bimët tuaja, atëherë mund të ndikoni në këta faktorë.

Si të mbani bimën tuaj të shëndetshme?

Te BAC, me kënaqësi ju ndihmojmë si të ruani shëndetin e bimëve tuaja. Mund të na kontaktoni për këshilla personale, ushqyes organik të bimëve dhe ushqyes minerale të bimëve.

« Prapa

Scroll to top